“Nuk njihja veten”/ Kaloi gjashtë javë në intubim, ja si ndryshoi pamja e ekspertit të IT - Bota Sot
“Nuk njihja veten”/ Kaloi gjashtë javë në intubim, ja si ndryshoi pamja e ekspertit të IT

Evropë

“Nuk njihja veten”/ Kaloi gjashtë javë në intubim, ja si ndryshoi pamja e ekspertit të IT

Më: 23 maj 2020 Në ora: 09:42
Kim Wai Li

Një ekspert Informatike, në Britaninë e Madhe ,i cili mposhti koronavirusin, ka pësuar një ndryshim drastik në pamje, pasi kaloi gjashtë javë në intubim.

Kim Wai Li, me origjinë nga Kina, por që prej kohësh jeton në Londër, rrëfen se mjekët i thanë, se ka vetëm 20% shanse për të jetuar, pasi si pasojë e koronavirusit, oksigjeni i tij në gjak ishte shumë i ulët. Kim, fatmirësisht e ka kaluar sëmundjen dhe tashmë dalë ngadalë po rikuperohet plotësisht.

“Nuk njoha veten kur u pashë në pasqyrë. Isha dobësuar shumë. Isha shumë rëndë, mjekët më thanë se kisha shumë pak shanse për të mbijetuar, por fatmirësisht jam mirë”, tha Kim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat