Mbushen me njerëz plazhet në Greqi - Bota Sot
Mbushen me njerëz plazhet në Greqi

Evropë

Mbushen me njerëz plazhet në Greqi

Më: 24 maj 2020 Në ora: 16:24
Mbushen me njerëz plazhet në Greqi

Ndërsa në Shqipëri edhe kjo fundjavë kishte kufizime të shumta, por kështu nuk ishte edhe në Greqinë, plazhet dhe vendet turistike u mbushën me pushues, pas heqjes së kufizimeve.

Pas gati 2 muajsh në izolim, Greqia vendosi të rihapë muzetë dhe destinancionet e tjera turistike, shkruan Daily Mail.

Shumë të rinj zgjodhën detin për të kaluar fundjavën, duke marrë rreze dielli, madje janë lejuar edhe të zhyten në ujë.

Pak ditë më parë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis u shpreh se sezoni turistik do të nisë më 15 qershor, ndërsa fluturimet ndërkombëtare charter do të rifillojnë në muajin korrik.

Turistët nuk do të jenë të detyruar t’iu nënshtrohen testeve para udhëtimit në Greqi, e as karantinimit 14-ditor.

Autoritetet e Athinës janë vlerësuar për mënyrën e menaxhimit të krizës shëndetësore, me vetëm 166 jetë të humbura dhe mbi 2800 raste me Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat