Babai “hero”, futet mes flakëve dhe shpëton një të pastrehë të paralizuar

Evropë

Babai “hero”, futet mes flakëve dhe shpëton një të pastrehë të paralizuar

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 07:04
Pamje nga video

Një person në Britaninë e Madhe, është shndërruar në hero nga mediat, pasi ka shpëtuar një njeri të pastrehë dhe me aftësi të kufizuara, nga një ndërtesë që mori flakë.

Kyle McAndrew, 32 vjeç, shpëtoi burrin nga një objekt depozitimi që u kaplua nga zjarri të hënën në Saughton Park të Edinburgh.

Raportohet se në momentin e ngjarjes, Kyle ishte duke luajtur e argëtuar me tre djemtë e tij.

Ai shprehet se ishte duke ndjekur me vrap djemtë dhe në një moment dëgjoi thirrjet për ndihmë nga burri që ndodhej brenda.

"Flakët kishin kapluar të gjithë ndërtesën dhe mendimi im i vetëm ishte si të shpëtoja burrin. Nuk po e kuptoja në fillim se përse nuk po lëvizte, por më vonë zbulova se ai ishte person me aftësi të kufizuara", tha Kyle McAndrew.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat