Mbi 40 mijë të vdekur nga Covid-19 në Britani - Bota Sot
Mbi 40 mijë të vdekur nga Covid-19 në Britani

Evropë

Mbi 40 mijë të vdekur nga Covid-19 në Britani

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 23:49
Foto Ilustrim

Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 40.261, me një rritje prej 357 viktimash në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, 1.650 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në 283.311.

Vendi ka kryer 207.231 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve arrin në 5.214.277, duke përfshirë edhe testet e përsëritura.

Britania radhitet e para në Evropë dhe e dytë në botë pas SHBA-së për sa i përket numrit më të lartë të të vdekurve nga COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat