Hungaria vendos ta ekstradojë në Serbi të kërkuarin për krime lufte në Kosovë

Evropë

Hungaria vendos ta ekstradojë në Serbi të kërkuarin për krime lufte në Kosovë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Hungaria do ta ekstradojë Ljubisha Manitasheviqin në Serbi i cili dyshohet se ka kryer krime lufte në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë së Serbisë njofton se e ka pranuar vendimin pozitiv nga Hungaria që me kërkesë të Beogradit  t`i dorëzohet Zyrës së së Prokurorisë së Krimeve të Luftës atje.

Kjo ministri bën me dije se ai po hetohet nga Prokuroria e  Krimeve të Luftës në Beograd me dyshimin se ai kreu krime në Kosovës gjatë viteve 1990, raporton Tanjug.

Edhe Kosova  kishte paraqitur  kërkesë për ekstradimin e Ljubisha Manitasheviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat