Rrëzohet helikopteri i zbulimit në lindje të Turqisë, 7 të vdekur

Evropë

Rrëzohet helikopteri i zbulimit në lindje të Turqisë, 7 të vdekur

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 12:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatë pjesëtarë të sigurimit turk u vranë kur një helikopter zbulimi u rrëzua në provincën lindore Van, raportoi agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke cituar ministrin e Brendshëm turk.

Suleyman Soylu tha se helikopteri u rrëzua në një mal në një lartësi prej 670 metra. Mes viktimave ishin dhe dy pilotët.

Hetuesit e aksidenteve po punojnë për të përcaktuar shkakun e përplasjes.

Transmetuesi NTV citoi Soylu të thoshte se kontakti i fundit nga helikopteri ishte marrë në orën 22.32 të mbrëmjes së të mërkurës, 15 korrik.

Ai u zhduk nga radari 13 minuta më vonë.

Forcat turke të sigurisë kanë luftuar militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Turqinë juglindore në një konflikt i cili ka vrarë më shumë se 40,000 njerëz.

PKK mori armët kundër shtetit turk në 1984, duke bërë një kryengritje për autonomi në juglindje kryesisht kurde.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat