NATO po e përcjell gjendjen në Mal të Zi, ja çfarë thotë Stoltenberg

Evropë

NATO po e përcjell gjendjen në Mal të Zi, ja çfarë thotë Stoltenberg

Nga: D.G. Më: 9 tetor 2020 Në ora: 09:54
Flamuri i NATO-s

NATO ka standarde dhe procedura që sigurojnë që të gjithë ata që punojnë me të dhëna të klasifikuara në NATO duhet të përmbushin standardin e saj, thotë Stoltenberg.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg shtoi se kjo është bërë në mënyrë të sigurt dhe të besueshme edhe në Mal të Zi.

I pyetur nga televizioni shtetëror i Malit të Zi RTCG nëse është e pranueshme për NATO-n që përfaqësuesit e partive pro-serbe të jenë në krye të shërbimeve të inteligjencës, Stoltenberg tha se kriteret e sigurisë duhet të përmbushen nga kushdo që është në pushtet.

"NATO po bën gjithçka për të siguruar përmbushjen e kritereve të sigurisë dhe kjo vlen për të gjithë, madje edhe në Mal të Zi, kushdo që është në pushtet, sepse kjo është një kërkesë që të gjitha vendet duhet të plotësojnë," tha Stoltenberg.

Ai gjithashtu tha se është i njohur me sfidat me të cilat përballet Mali i Zi.

"Shohim se kishte keqinformim dhe përpjekje për kërcënime hibride kundër Malit të Zi në fushatën zgjedhore, si dhe një përpjekje për grusht shteti në Malin e Zi në zgjedhjet e fundit. Kjo është arsyeja pse NATO po punon së bashku me Malin e Zi dhe aleatët e tij për t'u marrë me kërcënimet dhe sulmet kibernetike dhe do të vazhdojmë të punojmë me Malin e Zi", tha Stoltenberg gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat