Shifra alarmante të të infektuarve me koronavirus në Rusi

Evropë

Shifra alarmante të të infektuarve me koronavirus në Rusi

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Numri i të diagnostikuarve me koronavirus deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.531.224, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 26.269.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 17.347 raste të reja me virusin, që është shifra më e lartë ditore në vend deri më tani, dhe 219 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.146.096, me 7.574 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 5.224 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 401.040, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 6.442, me 62 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 57,8 milionë teste, përfshirë 476 mijë në 24 orët e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat