Sputnik V i Rusisë i bën thirrje AstraZenecas të kombinojnë vaksinat për COVID-19

Evropë

Sputnik V i Rusisë i bën thirrje AstraZenecas të kombinojnë vaksinat për COVID-19

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Zhvilluesit e vaksinës për COVID-19, Sputnik V, kanë thënë të enjten se AstraZeneca duhet të provojë të kombinojë vaksinën eksperimentale të saj me atë ruse për të rritur efikasitetin.

Rusia tha se vaksina e saj është efektive 92 për qind në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19, sipas rezultateve, derisa AstraZeneca tha se vaksina e saj ishte efektive 70 për qind dhe se mund të ishte deri në 90 për qind, shkruan Reuters.

“Nëse ata shkojnë në prova klinike të reja, ne sugjerojmë të provojmë kombinimin e AstraZenecës me Sputnik V për të rritur efikasitetin”, thanë zhvilluesit e vaksinën rusë në Twitter.

AstraZeneca ka deklaruar se do të ketë në dispozicion deri në 200 milionë doza të vaksinën deri në fund të vitit 2020. Vaksina e saj po shihet nga më të mira në shtete të ndryshme për shkak të çmimit të saj të lirë dhe mundësisë së lehtë të transportimit të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat