Kjo në Serbi është fshehtësi: Për 14 ditë numri i të infketuarve është dyfishuar, më së shpejti në botë!

Evropë

Kjo në Serbi është fshehtësi: Për 14 ditë numri i të infketuarve është dyfishuar, më së shpejti në botë!

Nga: B.S. Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 08:43
Serbia aktualisht është në zonën e zezë të hartës së botës

Serbia aktualisht është në zonën e zezë të hartës së botës, sepse numri i rasteve të reja me koronavirus në një milionë banorë është 984, ndërsa më shumë ka vetëm edhe Gruzia.

Se sa e keqe dhe serioze është situata epidemiologjike në Serbi tregon statistikat dhe fakti që numri i të infektuarve rishtas me koronavirus në këtë vend është dyfishuar më së shpejti në botë, brenda vetëm dy javësh!

Sipas numrit të ditëve në të cilat numri i rasteve duhet të dyfishohet, Serbia është një rekordmen botëror. Ky numër u dyfishua në vetëm 14 ditë, nga 80,000 mijë të infektuar më 15 nëntor, në një total prej 169,214 rastesh të regjistruara dje, 29 nëntor, shkruan portali Direktno.rs.

Për sa i përket numrit të rasteve të konfirmuara për një milion banorë, Serbia gjithashtu regjistron një numër rekord, kështu që Serbia është tash përpara SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Kanadasë, Indisë dhe Japonisë për sa i përket numrit të të infektuarve rishtas.

Serbia aktualisht është në zonën e zezë në hartën botërore, sepse numri i rasteve të reja të koronavirusit për një milion banorë është 984, dhe vetëm Gruzia ka numër më të lartë se Serbia.

Sipas të dhënave të djeshme, 65 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit si rezultat i koronavirusit në Serbi. Nga 15,508 të testuar, 6,179 ishinë pozitivë. Ka 252 persona në aparate për frymëmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat