Përsëri kërcënohet Vuçiq- kësaj radhe i thonë “Do të varesh në degë”

Evropë

Përsëri kërcënohet Vuçiq- kësaj radhe i thonë “Do të varesh në degë”

Nga: F.B Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:55
Aleksander Vuçiq

“Informer “ ka njoftuar se sot pasdite presidenti i Serbisë Vuçiq është kërcënuar përmes rrjetit social Twiter, së bashku me të gjithë partinë SNS dhe krerët e saj, transmeton “Bota Sot”.

Këto janë kërcënime të tmerrshme ndaj Vuçiq, nga një profil me emrin Gareth Benjamin, ku ai shkruan se “Do të vareni në degë”.

Një nga shfrytëzuesit e rrjetit social Twiter, sipas “Informer” ka thënë këto janë kërcënime të reja ndaj presidentit serb Vuçiq dhe të gjithë Partisë së Përparimit Serb (SNS).

Kjo ka ndodhur si reagim në urimin që kreu i shtetit Vuçiq bëri ndaj zgjedhjes së qeverisë së re të Malit të Zi – ku ai i dëshiroi gjithë të mirat në detyrën e re.

Pas kësaj sipas gazetës, është paraqitur reagimi dhe kërcënimi i personit me emrin Gareth Benjamin në Twiter, ku ai kërcënoi gjithë SNS dhe Vuçiqin.

“Të gjithë partia juaj SNS, do të varet në degë, të gjithë Vuçiq, Brnabiç, Mali, Tabakoviç etj...

Ky është kërcënimi i dytë brenda pak ditëve ndaj Vuçiq, përderisa personi i parë e kërcënonte se ai do varej në shtyllë, ky i sotshmi it hotë se do varet ne degë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat