Turqia prezanton motorin e parë turbo për helikopter, të prodhuar në këtë vend

Evropë

Turqia prezanton motorin e parë turbo për helikopter, të prodhuar në këtë vend

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 06:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Turqia dita ditës është duke avancuar në fushën e mbrojtjes dhe së fundmi e ka dëshmuar këtë me prezantimin e motorit turbo të helikopterëve, që është prodhuar në Turqi nga inxhinierët e këtij vendi.

Në momentin që do të fillojë prodhimi masiv i këtij motori do të kursehen dhjetëra miliona dollarë, për faktin se deri më sot motorët janë blerë nga shtetet perëndimore.

E prezantimi dhe testimi i këtij motori është bërë në prezencë të presidentit turk Rece Tayyip Erdogan, dhe shumë kamerave të mediave botërore që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër këtë ngjarje.

“Sot jemi dëshmitarë të një dite historike për industrinë e mbrojtjes”, ka deklaruar Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank gjatë fjalës hyrëse të ceremonisë në qendrën TUSAS në provincën e Eskisehir.

Ky lloj motori do të përdoret në helikopterët për përdorime dhe misione të ndryshme të gjeneratës së re të T625 Gokbey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat