BE nuk i pranon rezultatet zgjedhore të Venezuelës

Evropë

BE nuk i pranon rezultatet zgjedhore të Venezuelës

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:27
Nicolas Maduro

Bashkimi Evropian (BE) nuk i pranon rezultatet zgjedhore të përgjithshme në shtetin e Venezuelës.

BE po i konsideron zgjedhjet parlamentare si jo të lira, duke hedhur poshtë rezultatin gjersa i ka bërë thirrje presidentit, Nicolas Maduro të përcaktojë një rrugë drejt pajtimit kombëtar, raporton reuters.

“Nuk mund t’i konsiderojmë zgjedhjet si demokratike”, tha diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të jashtëm, të cilët mbështetën një pozicion zyrtar duke refuzuar rezultatin e votimit.

Këshilli i zgjedhjeve të Venezuelës tha se 67.6 për qind e 5.2 milionë votave të hedhura në zgjedhjet e së dielës shkuan për një aleancë partive që mbështesin Maduron.

Theksojmë se në zgjedhjet parlametare morën pjesë vetëm 31 për qind e votuesve me të drejtë vote.

Ndryshe, opozita në vitin 2015 fitoi kontrollin e Asamblesë Kombëtare, por Gjykata e Lartë pro-Maduro bllokoi edhe legjislacionin më themelor. Në vitin 2017, Maduro zëvendësoi parlamentin me krijimin e një organi paralel të plotfuqishëm të njohur si Asambleja Kushtetuese Kombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat