Stefanoviqi në mbrojtje të shefit: Vuçiqi është seriozisht i kërcënuar nga aspekti i sigurisë

Evropë

Stefanoviqi në mbrojtje të shefit: Vuçiqi është seriozisht i kërcënuar nga aspekti i sigurisë

Nga: B.S. Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:45
Nebojsha Stefanoviq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i vetmi në vend që rrezikohet seriozisht nga aspekti i sigurisë, dhe së bashku me anëtarët e familjes së tij, ai po përballet me dehumanizim dhe kriminalizim, ka thënë ministri i mbrojtjes dhe shefi i Byrosë për koordinimin e shërbimeve të Sigurisë i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Çdo ditë, përhapen gënjeshtra për Vuçiqin dhe familjen e tij në publik, dhe pastaj detyroheni vazhdimisht të vërtetoni se ato nuk janë të vërteta, kështu që krijohet një rreth vicioz që është rraskapitës dhe që do t'u japë disa njerëzve përshtypjen se "ka diçka atje", gjë që edhe është qëllimi i atyre që e bëjnë këtë", ka thënë Stefanoviç për TV-në Pink.

Ai theksoi se është i shokuar nga përpjekjet për të kriminalizuar fëmijët e Vuçiç dhe paralajmëroi se kërcënimet për jetën e tij pasuan, të cilat ai i quajti formë të "kërcënimeve hibride".

"Ushtria e ruan kryetarin tonë, dhe atë njësia elite të Kobra, me mbështetjen e shërbimeve të sigurisë. Ata mund të kryejnë çdo detyrë dhe nuk do të lejojnë që asgjë të ndodhë me kryetarin ose familjen e tij," tha Stefanoviq.

Pushteti i Vuçiqit, ndërkaq, nga opozita serbe, mediat e lira por edhe nga faktorë ndërkombëtarë, vlerësohet si i kriminalizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat