Rritet numri i infeksioneve të reja në Mbretërinë e Bashkuara

Evropë

Rritet numri i infeksioneve të reja në Mbretërinë e Bashkuara

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Në Mbretërinë e Bashkuar, 16,578 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Kjo është një rritje në krahasim me një ditë më parë, kur numri i të infektuarve ishte 12,282.

Numri i përgjithshëm i infektuar me coronavirus tashmë është 1,766,819, raporton reuters.

Gjithashtu është bërë e ditur se 533 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit. Kjo është një rënie krahasuar me një ditë më parë kur numri i vdekjeve ishte 616.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i vdekjeve shkaku i pandemisë në Britani është 62,566. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat