Përgjigja e gjyshit 91-vjeçar pasi merr vakcinën kundër virusit korona është bërë hit

Evropë

Përgjigja e gjyshit 91-vjeçar pasi merr vakcinën kundër virusit korona është bërë hit

Nga: B.S. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 08:41
Martin Kenyon

Një pensionist 91-vjeçar nga Britania e Madhe u bë hit pasi ishte vonuar për vaksinimin kundër Covid-19-shit.

Martin Kenyon dha një intervistë për CNN-in dhe bëri shumëkë për të qeshur, duke zbuluar se ai ishte vonuar sepse "nuk mund ta gjente askund parkim të mallkuar". Ai zbuloi edhe se kishte ardhur për vaksinim dhe pranoi se nuk ishte shumë i kënaqur me drekën.

Në fund, pensionisti zbuloi edhe se çfarë e ka motivuar të jetë ndër të parët që mori vaksinën e shumëpritur.

"Nuk kam ndërmend të infektohem me virusin e mallkuar, sepse kam nipër e mbesa dhe kam ndërmend të jetoj gjatë në mënyrë që të jem në jetët e tyre. Nuk ka kuptim të vdes tani që kam jetuar kaq gjatë", përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat