Turqi, me kostum “koronavirusi” shëtiti në rrugët e Bursës

Evropë

Turqi, me kostum “koronavirusi” shëtiti në rrugët e Bursës

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:13
Turqi, me kostum “koronavirusi” shëtiti në rrugët e Bursës

Një punonjës i komunës së Inegol-it në qytetin Bursa të Turqisë, i veshur me një kostum koronavirusi, shëtiti rrugëve të qytetit për të rritur ndërgjegjësimin në parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të projektit të nisur nga Teatri Komunal Inegol, "koronavirusi" shëtiti rrugëve dhe u kujtoi kalimtarëve rëndësinë e respektimit të masave të tilla si distanca fizike dhe mbajtja e maskës.

Punonjësi i komunës me një kostum koronavirusi iu afrua të moshuarve të ulur në stola, hyri në mesin e njerëzve që prisnin në radhë para bankomatëve dhe paralajmëronte qytetarët që lëviznin në grupe.

Kryebashkiaku i Inegol-it, Alper Taban tha se këto dhe projekte të ngjashme po përpiqen të rrisin vetëdijen në parandalimin e përhapjes së infeksionit.

"Një nga punonjësit tanë shëtiti rrugëve të qytetit për të paralajmëruar qytetarët tanë. Jemi në një periudhë shumë kritike kur bëhet fjalë për pandeminë e koronavirusit. Me këtë projekt, ne kemi treguar qartë se koronavirusi është kudo rreth nesh", tha Taban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat