Djali 4 vjeçar me kacerin e rrallë merr dhuratën më të mirë të Krishtlindjeve

Evropë

Djali 4 vjeçar me kacerin e rrallë merr dhuratën më të mirë të Krishtlindjeve

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:53
Oliver Stephenson

Djali 4 vjeçar është diagnostikuar me një llok të rrallë të kancerit, dhe si dhuratë për Krishtlindje morri dhuratën më të mirë – 300 mijë euro për shërim.

Një djalosh i ri i prekur nga kanceri ka marrë dhuratën më të bukur për Krishtlindje, shkruan “DailyStar”.

Ai morri si dhuratë 300 mijë euro për të paguar shërimin e vet.

Prindërit e 4 vjeçarit thanë se kjo ishte dhurata më e mirë për Krishtlindje që ata mund të merrnin.

Oliver Stephenson u diagnostikua me një lloj të kancerit shumë të rrallë të quajtur neuroblastoma janarin e kaluar. Që atëherë, sëmundja iu është shpërndarë në kafkë duke prekur shumicën e saj.

Image

Kjo sëmundje prekë rreth me qindra fëmijë çdo vit.

Qëkur u diagnostikua, Oliver ka kaluar në kimioterapi, trajtim të qelizave burimore dhe transplante të eshtrave.

Falë njerëzve zemërmirë, ai do të udhëtoj në SHBA në fillim të 2021, ku do tu shëruar dhe për të marrë një vaksinë të re e cila ka qëllim të ndaloj kancerin nga rikthimi.

Nëna e tij shprehet se është shumë mirënjohëse për të gjithë ata që kontribuan në mundësimin e shërimit të të birit.

Ata shpresojnë që të përfundoj shërimi i Oliver para muajit mars. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat