​ECB parashikon një rimëkëmbje më të ngadaltë në eurozonë me inflacion të ulët

Evropë

​ECB parashikon një rimëkëmbje më të ngadaltë në eurozonë me inflacion të ulët

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:55
Foto Ilustrim

Banka Qendrore Evropiane (ECB) pret një rimëkëmbje më të ngadaltë ekonomike në zonën e euros sesa ishte parashikuar më parë për shkak të kohëzgjatjes së krizës shëndetësore, ndërsa inflacioni pritet të mbetet larg objektivit prej rreth dy për qind, të paktën deri në 2023.

Pas recesionit të thellë të pritur prej 7.3 për qind për vitin aktual, epidemia e virusit korona në 2021 do të ketë një ndikim më të madh se sa pritej në ekonomi, tha sot presidentja e ECB-së Christine Lagarde.

Si rezultat, ECB parashikon rritjen e bruto prodhimit vendor në zonën e euros prej 3.9 për qind në 2021, më pak se pesë për qind që pritet në shtator, kur publikoi parashikimet e fundit.

"Ne të gjithë parashikuam që do të kishte një valë të dytë, por thellësia dhe kohëzgjatja e saj, si dhe masat e lidhura të izolimit, nuk priteshin në nivelin e deklaruar," tha presidentja e ECB-së pas një takimi të bordit të guvernatorëve.

Për 2022, BQE ngriti parashikimin e saj të rritjes në 4.2 për qind nga 3.2 për qind e parashikuar në shtator, përpara ngadalësimit të pritur të 2.1 për qind të rritjes në 2023.

Banka qendrore sheh që inflacioni në eurozonë do të jetë vetëm 0.2 për qind në vitin 2020, krahasuar me 0.3 që shpresonte në shtator dhe se do të përparojë shumë ngadalë, duke arritur 1.4 për qind në vitin 2023. Kjo është ende larg objektivit të inflacionit, i cili duhet të jetë afër por më pak se dy për qind, të cilin ECB është përpjekur të arrijë që nga viti 2013.

Kërkesa e dobët, pagat dhe rritja e vlerës së euros ndaj dollarit janë faktorët kryesorë dhe rënia e inflacionit, të cilat Lagarde i quajti "zhgënjyese".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat