I futi borxh 750 milionë euro, kryeministrin e ri malazez e kritikojnë pozita e opozita

Evropë

I futi borxh 750 milionë euro, kryeministrin e ri malazez e kritikojnë pozita e opozita

Nga: B.S. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:55
Zdravko Krivokapiq

Lëvizja për ndryshime e Malit të Zi ka kërkuar mbledhje urgjente të Kuventi për shkak të vendimit që të marrë borxh 750 milionë euro, ka bërë të ditur në Facebook lideri i kësaj lëvizjeje Nebosha Medojeviq.

Medojeviqi si arsye për mbledhje urgjente ka përmendur "sjelljen kriminale të kryeministrit dhe ministrit të financave".

Ish-kryetari i Aleancës liberale të Malit të Zi, Miodrag Zhivkoviq, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se gënjeshtrat, mungesa e njohurive dhe përvojës, janë deficitet më serioze dhe më të rrezikshme të qeverisë së sapo formuar.

"Vetëm në shembullin e borxhit të fundit dhe të papritur të Malit të Zi prej 750 milion eurosh,  shohim qartë se gënjeshtra e tyre nuk ka kufizime, një gjë e thonë, mendojnë të dytën për të bërë të tretën.

Në vetëm dy ditë, ne shohim se sa nuk dinë dhe sa gënjejnë.

Nuk e dinë që shteti mund të marrë hua në procedurë të përcaktuar në mënyrë rigoroze me respektimin e rreptë të rregullave dhe ligjeve.." ka shkruar ndër tjera ai.

Emitimin e fletobligimeve e ka kritikuar ashpër edhe Damir Shehoviq nga Partia socialdemokrate, duke thënë se bëhet fjalë për "vendim të ngutshëm e jotransaparent ekonomik, me pasoja të paparashikueshme".

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, në një konferencë për shtyp mbi emetimin e obligacioneve qeveritare në tregun ndërkombëtar të kapitalit në vlerë prej 750 milion eurosh, ka thënë se kanë moarrë një nga ofertat më të mira për këtë plan dhe se kjo është "zgjidhja e vetme më e mirë për momentin" .

Krivokapiq ka thënë edhe se kanë punuar fshehurazi nga frika e pengesave.

"Ishte të hënën në mëngjes - për shkak të shqetësimit të mund mund të bëhet çfarëdo konotacioni negativ i një qasjeje të tillë, ne e trajtuam si dokument sekret të brendshëm, sepse kishim frikë se mund të ndodhnin pengesa të përshtatshme, dhe jo vetëm në nivelin malazez", ka thënë Krivokapiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat