Negociatorët e Brexit takohen në Bruksel të shtunën për bisedimet e minutës së fundit tnë një përpjekje për të arritur një marrëveshje tregtare midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian.
Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë caktuar një afat të dielën për të vendosur nëse do të vazhdojnë diskutimet apo do të përgatiten për një ndarje pa marrëveshje.
Britania u largua nga BE-ja më 31 janar por ka vazhduar të ndjekë rregullat e bllokut gjatë një periudhe tranzicioni që zgjat deri në fund të vitit.
Ndërsa të dyja palët dëshirojnë një marrëveshje mbi kushtet e një marrëdhënieje të re, ata kanë pikëpamje thellësisht të ndryshme për atë që do të përfshihen në të.