Vuçiqi nuk po e dika pse: Po na sulmojnë nga të gjitha anët, na krahasojnë me Hitlerin

Evropë

Vuçiqi nuk po e dika pse: Po na sulmojnë nga të gjitha anët, na krahasojnë me Hitlerin

Nga: B.S. Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 11:06
Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është shprehur i befasuar me heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare për, siç ka thënë ai, sulmet të cilat po vijnë nga regjioni në llogari të Serbisë dhe përfaqësuesve serbë në ato vende.

Sidomos për shkak të, siç deklaroi presidenti i Serbisë, krahasimit të udhëheqësve serbë me pasuesit e Adolf Hitlerit.

"Dhe kjo po ndodh në Bosnjë dhe Hercegovinë, pjesa më e vuajtur e ish-Jugosllavisë kur bëhet fjalë për serbët, të cilët vuajtën më shumë në luftën antifashiste sesa të gjithë popujt nga territori i ish-Jugosllavisë së bashku. Jam i befasuar nga heshtja e bashkësisë ndërkombëtare, por do të punojmë për të ndihmuar njerëzit tanë, pa rrezikuar integritetin territorial të askujt. Por gjithashtu pa pasur frikë të themi atë që mendojmë," u tha Aleksandar Vuçiq gazetarëve në Inxhija, pasi vuri gurin e themelit për ndërtimin e fabrikës së Gomave Toyota, njofton B92.

Ai tha se ishte befasuar kur tri tekste kundër Serbisë dhe kundër tij janë botuar në rajon në të njëjtën ditë, megjithëse, sipas tij, nuk kishte asnjë arsye për këtë.

"Nuk kam thënë asgjë, as nuk jam paraqitur, nuk kam kontribuar në asnjë mënyrë. Ishte një aksion i organizuar, për të cilin nuk kam asgjë kundër. Por i lexova dhe analizova me kujdes të gjitha ... Politika jonë e mbrojtjes së interesave të popullit serb kritikohet. Në fakt, ata do të donin që Serbia të ishte më e dobët, ata flasin për këtë hapur, sepse një Serbi e fortë është gjithmonë pengesë për një pjesë të rajonit," tha ai.

Vuçiç shtoi se politika strategjike e Serbisë është vazhdim i tërheqjes së investimeve dhe zhvillimit ekonomik, por kjo nuk do të thotë që Beogradi nuk do të ndihmojë njerëzit e tij, kudo që ata jetojnë, pa rrezikuar askënd në të njëjtën kohë.

Ai shtoi se shumë mendojnë se "Serbia do të zhduket" për shkak të qëndrimit të administratës së re amerikane, por do të përjetojnë një surprizë të madhe. "Amerika është fuqi e madhe. Do të kërkojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira përsëri me të dhe shpresoj se do të kemi sukses," tha Vuçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat