Vaksinimet në vendet e BE-së do të mund të fillojnë në fund të këtij viti, thotë presidentja e Komisionit Evropian

Evropë

Vaksinimet në vendet e BE-së do të mund të fillojnë në fund të këtij viti, thotë presidentja e Komisionit Evropian

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Vendet e Bashkimit Evropian do të mund të fillojnë këtë vit me vaksinimet, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sipas The Guardian, kjo vjen pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pritet të kryejë miratimin e mundshëm të vaksinës Pfizer-BioNTech deri më 21 dhjetor.

Pas miratimit të mundshëm nga rregullatori i BE-së, Komisioni Evropian pritet të miratojë zyrtarisht vaksinën Pfizer brenda tre ditësh, pas konsultimeve me 27 qeveritë e bllokut.

Vendimet e komisionit për miratimet e ilaçeve zakonisht vijnë si rrjedhojë e rekomandimeve të EMA-s. Miratimi i vaksinës Pfizer nga komisioni konsiderohet një formalitet nëse EMA lëshon rekomandim pozitiv.

Vendet e BE-së mund të fillojnë vaksinimet menjëherë pas miratimit zyrtar nga komisioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat