Kryeministri i Sllovakisë pozitiv me Covid-19

Evropë

Kryeministri i Sllovakisë pozitiv me Covid-19

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 17:20
Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ka qenë vet ai i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ështëi nfektuar nga Covid, gjithashtu ai ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes.

“Unë sot jam një prej jush. Pushimet e Krishlindjes do i kaloj në një spital. Tani planet time do të jenë pak më ndryshe”.

Mediat sllovake, përfshirë Slovak Spectator, raportuan se Matoviç u takua me dy udhëheqës të koalicionit të enjten.

Javën e kaluar, ai po ashtu mori pjesë në samitin e udhëheqësve të BE-së në Bruksel.

Presidenti francez Emmanuel Macron, midis udhëheqësve që morën pjesë në samit, njoftoi po ashtu të enjten se ai ishte pozitiv për COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat