Serbia merr vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech, refuzon atë rusen Sputnik V

Evropë

Serbia merr vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech, refuzon atë rusen Sputnik V

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Serbia të hënën do të marrë vaksinën kundër COVID-19, të kompanive Pfizer dhe BionNTech.

Kështu ka deklaruar ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, duke shtuar se, një fushatë kombëtare e imunizimit do të duhet të presë.

Ditë më parë, Lonçar për një television rus ka thënë se, janë të gatshëm ta zhvillojnë vaksinën kundër COVID-19 bashkë me Rusinë.

“Përveç Rusisë, asnjë shtet tjetër nuk ia ka siguruar vaksinën Serbisë që ta hulumtojë vaksinën. Kemi laboratorë në të cilët do të analizohet pikërisht kualiteti i vaksinës ruse”, ka thënë Lonçar.

Grupi i parë do të ketë më pak se 5 mijë njësi dhe do të jetë për mjekët dhe të moshuarit në shtëpitë e pleqve.

Anëtari i Shtabit të Krizave për luftën kundër COVID-19, Zoran Gojkoviq tha që në tremujorin e parë të 2021 ata duhet të marrin 350 mijë doza.

Gojkoviq shtoi se autorizimi për të marrë vaksinën Sputnik V nga Rusia është në pritje, pasi është duke u analizuar nga ekspertët, dhe popullata do të jetë në gjendje të zgjedhë midis disa vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat