Franca rihap kufijtë me Britaninë

Evropë

Franca rihap kufijtë me Britaninë

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Franca ka hapur kufijtë për mallrat britanike të hënën, pasi u bllokuan të dielën për parandalimin e përhapjes së një varianti të ri të koronavirusit.

Megjithatë, presidenti francez, Emmanuel Macron i cili po kalon vet nëpër simptomat e COVID- 19 tha se tani të gjithë ata që vinë nga Britania i duhet t’i nënshtrohen testit për koronavirus.

I pari i Francës poashtu paralajmëroi se do të përpilohen planet për të lejuar qytetarët francezë të kthehen në vend në kohën e duhur për Krishtlindje.

Ndërkaq edhe në aeroportin e Berlinit, të hënën,  u bë rend i gjatë i atyre që planifikuan të udhëtojnë në Britani.

Pos tyre edhe Italia, Hollanda, Belgjika, Austria, Irlanda,  Bullgaria  dhe Turqia vendosën  kufizime në udhëtime në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo situatë e re ka alarmuar kryeministrin britanik, Boris Johnson i cili mblodhi urgjent kabinetin e tij, për situatën e krijuar me përhapjen e shpejtë të këtij koronavirusi të ri.

Ky variant i sëmundjes së re që  u identifikua në shtator  për herë të parë në Angli, po hulumtohet nga ekspert të Organizatës Botërore të Shëndetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat