Rregullatori i BE-së miraton përdorimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech

Evropë

Rregullatori i BE-së miraton përdorimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 17:27
Foto Ilustrim

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech.

Agjencia tha se hapi "historik" hap rrugën që vaksinimet të fillojnë përfundimisht brenda disa ditësh në 27 vendet anëtare të BE-së.

"Është një hap i rëndësishëm përpara në luftën kundër kësaj pandemie që po shkakton vuajtje dhe vështirësi", tha shefi i EMA-s, Emer Cooke në një konferencë për media.

Fillimisht data e shqyrtimit për miratimin e vaksinës ka qenë 29 dhjetori, por Agjencia e zhvendosi vendimarrjen më herët pasi ishte nën presion nga qeveritë e BE-së.

Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe një sërë vendesh tjera tashme e kanë miratuar përdorimin e kësaj vaksine.

Komisionin Evropian pritet që të nënshkruajë zyrtarisht vendimin për përdorimin e saj. Agjencia Evropiane e Barnave do të vendosë edhe për vaksinën e kompanisë Moderna, më 6 janar. Vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95 për qind efektive në fazën e fundit të testimit.

Vaksina Moderna, e cila përdor teknologji të ngjashme, është 94 për qind efektive.

Të dyja vaksinat duhet të jepen në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat