Suedia zgjat ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe

Evropë

Suedia zgjat ndalimin e fluturimeve nga Britania e Madhe

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:33
Suedia

Pas Danimarkës dhe Norvegjisë, edhe Suedia vendosi sot të zgjasë ndalimin e fluturimeve të pasagjerëve nga Britania e Madhe, e cila u izolua për shkak të shqetësimeve në lidhje me një mutacion të COVID-19.

“Masa e vendosur të hënën do të mbetet në fuqi deri në prag të Vitit të Ri”, tha qeveria suedeze në një deklaratë, raporton ATSh.

“Nga kjo masë përjashtohen avionët e mallrave dhe fluturimet e ambulancës”, shtoi ajo.

Megjithatë, kufizimet përfshijnë edhe disa lehtësime: Kushdo që jeton ose punon në Suedi tani mund të udhëtojë sërish në Suedi nga BM.

Arsyet urgjente familjare konsiderohen gjithashtu një arsye për një përjashtim nga ndalimi i hyrjes në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat