Vulini rishkruan historinë: Luftërat filluan kur fuqitë e mëdha menduan se çështja kombëtare serbe duhej zgjidhur

Evropë

Vulini rishkruan historinë: Luftërat filluan kur fuqitë e mëdha menduan se çështja kombëtare serbe duhej zgjidhur

Nga: D.G. Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 11:23
Aleksandar Vulin

Ministri i brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin ka thënë sot se të gjitha konfliktet në Ballkan filluan kur fuqitë e mëdha menduan se Serbia ishte e dobët dhe se ishte koha për të zgjidhur "çështjen serbe".

"Kur fuqitë e mëdha flasin për zgjidhjen e çështjes kombëtare serbe, ata e zgjidhin atë duke zvogëluar serbët, duke ezauruar fuqinë shtetndërtuese të vendit të tyre dhe kurrë dhe kurrsesi nuk lejojnë bashkimin," tha Vulin në tubimin "Konferenca për Sigurinë Kombëtare të Serbisë 2020", organizuar nga shoqata e qytetarëve "Avangarda Kombëtare".

Vulini tha se siguria kombëtare është e rrezikuar aq sa Serbia është e dobët ekonomikisht - "dhe kur nuk ka fuqi ekonomike, nuk ka ushtrarake (...) për të luftuar kundër gjithçkaje që e bën jetën të pamundur dhe të vështirë", transmeton "Danas".

"Të gjitha vendet e zhvilluara ekonomikisht kanë një vetëdije të fortë kombëtare, ata kanë aftësinë e të gjithë kombit për t'u mobilizuar, të jenë të gatshëm të punojnë për vendin dhe popullin e tyre. Ekonomia në një vend të fortë - të papërcaktuar kombëtarisht, pa patriotizëm - vështirë se mund të funksionojë," shtoi ai.

Ai theksoi se stabiliteti politik është i domosdoshëm për funksionimin e ekonomisë dhe vlerësoi se ka "sulme" ndaj kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mënyrë që të prishet ky lloj stabiliteti.

"Të ruajmë stabilitetin politik në mënyrë që të ruajmë sigurinë ekonomike. Në këtë mënyrë, ne i mbrojmë serbët kudo që jetojnë," theksoi Vulini.

Gazeta bën të ditur po ashtu se ministri serb i mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka vlerësuar se Serbia është në një mjedis specifik gjeopolitik për shkak të fqinjëve të saj që janë anëtare të NATO-s, por që është e përkushtuar ndaj neutralitetit ushtarak.

Ai theksoi se Ballkani është zonë në të cilën "interesat e subjekteve të shumta" kanë qenë gjithmonë të pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat