Belgjikë, rënie e shifrave të Covid-19

Evropë

Belgjikë, rënie e shifrave të Covid-19

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Rastet e reja të gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19 në Belgjikë ishin vetëm 2 342.

”Kjo është një shifër më e ulët sesa javët e mëparshme”, shkruajnë gazetat kryesore lokale.

Ato specifikojnë se pasi u rritën me një mesatare ditore prej 2 560 rastesh deri më 23 dhjetor, numri mesatar i infeksioneve ka rënë përgjatë tri ditëve të fundit.

Shkalla e pozitivitetit ose përqindja e testeve pozitive, gjithashtu ka rënë në 7,4%.

Të paktën 637 246 raste të Covid-19 janë diagnostikuar në Belgjikë që nga fillimi i shpërthimit, sipas rezultateve të përkohshme prezantuar sot nga Instituti i Shëndetit Publik ”Sciensano”.

Numri i vdekjeve është 19 089.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat