Polici që njohu mbi 2,000 kriminelë: Ndjek instinktin. Zgjidh edhe 17 raste në një ditë

Evropë

Polici që njohu mbi 2,000 kriminelë: Ndjek instinktin. Zgjidh edhe 17 raste në një ditë

Nga: D.G. Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:23
Andy Pope

Polici britanik me ntalent të jashtëzakonshëm për të njohur fytyrat Andy Pope ka identifikuar më shumë se 2,000 të dyshuar në karrierën e tij, shkruan BBC.

Polici i qarkut West Midlands ka thënë se mund të kujtojë fytyrën e dikujt për vite me radhë dhe është i aftë të njohë personat e kërkuar edhe kur fytyrat e tyre janë të mbuluara.

Në stacionin e tij të policisë e njohën dy vjet më parë, kur kishte 1000 të dyshuar të identifikuar në "xhepin", dhe tani ai shpreson të arrijë shifrën e 2,500 deri në 2022.

Andy Pope nga Redditchi thotë se nuk di të shpjegojë talentin e tij.

"Instinkti im thjesht më thotë se është ai person dhe për fat të mirë del se kam të drejtë", thotë Andy, pseudonimi i të cilit është ‘Memory Man’.

Image

- Edhe pse ky vit ishte krejtësisht ndryshe nga të tjerët, jam përgatitesha për punë në mënyrën e zakonshme. Jam përpjekur të informohem plotësisht për fotot e personave të kërkuar dhe kjo dha rezultat.

Andy Pope punon në Birmingham dhe patrullon nyjet e trafikut në West Midlands, dhe shumicën e kohës e kalon në trena dhe autobusë.

Rekordi i tij personal është 17 të dyshuar të identifikuar në një ditë, dhe ndodhi një herë që ai arriti të njohë një burrë në një restorant ndërsa priste në një semafor.

Karrierën në polici e ka filluar më 2012 dhe është një nga vetëm 20 anëtarët e Shoqatës së super njohësve, një organ që përfaqëson njerëz me aftësi të shkëlqyera kujtese dhe që dëshiron që kjo aftësi të njihet si degë e forenzikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat