Detaje të reja për vrasjen e politikanit italian

Evropë

Detaje të reja për vrasjen e politikanit italian

Më: 3 janar 2021 Në ora: 09:59
Franco Colleoni

Një politikan italian është vrarë në zonën e Bergamos nga i biri i tij, i cili është arrestuar një ditë pas ngjarjes. Politikani Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me të birin Francesco, 34 vjeç, me të cilin kishte konflikte të shpeshta për shkak të restorantit në pronësi të familjes së tyre.

Një nga fëmijët e viktimës, Francesco 34 vjeç, pas një sherri me Franco Colleonin për rihapjen e restorantit të tyre "Il Carroccio" degjeneroi në përdorimin e dhunës barbare nga 34-vjeçari, i cili në fund i gjuajti të atit disa herë në një gur në kokë.

Sipas mediave italiane motivi i ngjarjes janë marrëdhëniet e këqija familjare dhe në ato që lidhen me menaxhimin e restorantit familjar. Gjatë natës, i arrestuari pranoi konfliktet me babanë e tij, por shprehej se nuk mbante mend asgjë për ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat