Skocia do të hyjë në bllokadë nga sonte deri në fund të janarit

Evropë

Skocia do të hyjë në bllokadë nga sonte deri në fund të janarit

Më: 4 janar 2021 Në ora: 17:17
Nicola Sturgeon

Skocia do të hyjë në një bllokadë tjetër si masë parandaluese ndaj koronavirusit nga sonte në mesnatë e deri në fund të janarit.

Ministrja e parë skoceze, Nicola Sturgeon, i ka zbuluar masat e fundit në parlament duke shtuar se ndjehet shumë e shqetësuar lidhur me situatën aktuale me COVID-19, shkruan Euronews.

Me rregullat e reja, skocezëve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi përveç nëse kanë ndonjë arsye thelbësore si blerja e gjërave ushqimore apo ushtrimet fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat