Numri i migrantëve në ishujt grekë ra ndjeshëm në 2020

Evropë

Numri i migrantëve në ishujt grekë ra ndjeshëm në 2020

Më: 8 janar 2021 Në ora: 00:00
Greqi

Numri i personave, të cilët kalojnë në mënyrë të paligjshme nga Turqia në ishujt grekë në Egjeun Lindor, ra ndjeshëm në vitin 2020.

Ndërsa rreth 59 700 migrantë mbërritën në Lesbos, Samos, Chios, Kos dhe Leros në vitin 2019, numri i ardhjeve të reja ra në pothuajse 9 700 në 2020.

“Ne bëmë një përpjekje dhe arritëm të frenonim fluksin e migrantëve”, tha ish-zëvendësministri për Migracionin, Giorgos Koumoutsakos.

Qeveria konservatore greke përshpejtoi procedurën e azilit dhe punësoi personel shtesë.

Përveç kësaj, disa mijëra migrantë, kryesisht të mitur të pashoqëruar ose të sëmurë me familjet e tyre, u morën nga vendet e tjera të BE-së.

Për më tepër, kufijtë detarë me Turqinë tani po monitorohen më nga afër.

Sipas Autoritetit grek të Koordinimit të Azilit, aktualisht ka rreth 17 000 migrantë në ishujt.

Në fillim të vitit 2020, më shumë se 42 000 migrantë jetonin në kampet e mbipopulluara të pritjes, në Lesbos, Chios, Samos, Leros dhe Kos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat