Ngrin lumi, banorët vrapojnë të kapin peshqit e ngecur në akull

Evropë

Ngrin lumi, banorët vrapojnë të kapin peshqit e ngecur në akull

Më: 9 janar 2021 Në ora: 17:03
Foto

Ulja e temperaturave bëri që të ngrinte lumi në një fshat të Erzurumit në Turqi, ndërsa pamjet e banorëve të zonës duke zënë peshk kanë bërë xhiron e rrjetit.

Mediat turke raportojnë se me të parë që lumi kishte ngrirë, banorët shkuan aty duke kapur peshqit që kishin ngecur poshtë akullit.

Duke thyer akullin me mjete të forta ata nxorrën në sipërfaqe një numër të madh peshqish që në kushte të tjera as që do t’i kishin kapur dot. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat