Mbretëri e Bashkuar, mbi 1 mijë viktima në një ditë, shtohet numri i të shtruarve në spitale

Evropë

Mbretëri e Bashkuar, mbi 1 mijë viktima në një ditë, shtohet numri i të shtruarve në spitale

Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:18
Ilustrim

Mbretëria e Bashkuar vijon të jetë e shqetësuar për situatën epidemiologjike në vend, teksa ditën e sotme janë shënuar 1.243 humbje jete, shifra e dytë më e lartë që prej fillimit të pandemisë.

Sipas ministres së Brendshme, Priti Patel, numri i pacientëve është shtuar me 22 për qind vetëm për këtë javë, ndërsa shifra e të shtruarve në spital është 35.075.

Patel u shpreh se policia do të marrë masa ndaj qytetarëve që shkelin masat, duke thënë se “një grup i vogël njerëzish po vejnë në rrezik shëndetin e një kombi të tërë në rrezik”.

Autoritetet kanë shprehur shqetësimin se qytetarët nuk po i respektojnë masat me aq përpikëri sa gjatë valës së parë të pandemisë.

Kabineti britanik pritej të takohej gjatë ditës së sotme për të marrë masa të tjera më të ashpra për të frenuar përhapjen e variantit të ri të virusit.

Numri i të shtruarve në spitalet e Anglisë vijon të jetë në rritje të vazhdueshme prej afro një muaji, ku sipas të dhënave po trajtohen rreth 50 për qind më  shumë pacientë sesa në pikun e pandemisë në prill.  

Kryeministri Boris Johnson ka bërë thirrje që të respektohen masat për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.

Nga ana tjetër, ministrja Patel tha se 2.4 milionë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19.

Autoritetet britanike janë zotuar se do të vaksinojnë rreth 14 milionë qytetarë, kryesisht nga grupet më të rrezikuara, deri në mes të shkurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat