Vatikani nis vaksinimin kundër koronavirusit

Evropë

Vatikani nis vaksinimin kundër koronavirusit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 17:23
Papa

Vatikani ka nisur këtë të mërkurë me administrimin e vaksinës kundër COVID-19.

Zëdhënësi, Matteo Bruni ka njoftuar lidhur me këtë proces, i cili ka thënë se vaksinimi ka nisur nga auditoriumi i Vatiknait, aty ku Papa Françesku shpesh i drejtohet audiencës në baza javore, raporton CNN.

Ai nuk ka njoftuar nëse Papa është imunizuar ende ose jo, apo se kush do të jenë personat e parë që do të vaksinohen.

“Është detyrë etike marrja e vaksinës… edhe unë jam në rresht për ta marrë atë”, ka thënë ditë më parë Ati i Shenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat