Itali/ Qeveria hyn në krizë, Renzi tërheq dy ministrat nga kabineti i Contes

Evropë

Itali/ Qeveria hyn në krizë, Renzi tërheq dy ministrat nga kabineti i Contes

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:44
Renzi, Conte

Fati i qeverisë italiane është në fije të perit këtë javë në mesin e një përballjeje mes kryeministrit Giuseppe Conte dhe aleatit të tij në koalicion, dhe ish-kryeministrit Matteo Renzi.

Renzi ka tërhequr dy ministra nga kabineti i Giussepe Contes. Matteo Renzi ka njoftuar vendimin për të hequr ministrat Bellanova dhe Bonetti nga qeveria duke shpjeguar: “Për të dhënë dorëheqjen  duhet guxim dhe një ndjenjë përgjegjësie” dhe duke shtuar: “Kriza nuk është hapur nga ne, ajo është hapur për muaj”.

Masa vjen pas “takimit të ndërmjetëm” midis Conte dhe Presidentit Mattarella, i cili theksoi “nevojën për të dalë shpejt nga kjo gjendje e pasigurisë” duke pasur parasysh “pandeminë”.

Pas tërheqjes së ministrave të “Italia Viva”,  qeveria  Conte hyn  në krizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat