Hungaria do të marr edhe vaksinën kineze

Evropë

Hungaria do të marr edhe vaksinën kineze

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Hungaria pritet të marr 500,000 doza të vaksinës kineze nga firma Sinopharm javën e ardhshme dhe planifikon të filloj administrimin e tyre së shpejti, duke u bërë shteti i parë i Bashkimit Evropian që e përdor atë, tha të enjten shefi i stafit të Kryeministrit Viktor Orban.

Hungaria të enjten gjithashtu u bë anëtari i parë i BE që administroi vaksinën ruse, Sputnik V, pasi rregullatori i dha leje për përdorim në vend se të pres dritën e gjelbër nga Agjencia Shëndetësore Evropiane e BE-së, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info.

Hungaria dëshiron të shpejtoj programin e vaksinimit pavarësisht vonesave në shpërndarjen e vaksinave, në mënyrë që të mund të heq masat e izolimit.

2,800 dozat e para të vaksinës Sputnik V po u jepen atyre të cilët janë regjistruar për inokulim dhe nuk kanë sëmundje kronike.

Shefi i stafit të Orban, Gergely Gulyas, tha në një konferenc që Hungaria ka vendosur të lëshojë një certifikatë të imunitetit të Covid-19 për ata të cilët janë inokuluar, ata që janë shëruar nga virusi dhe ata që mund të tregojnë praninë e antitrupave në një test gjaku.

Hungaria, e cila ka rreth 10 milion njerëz, është planifikuar të marrë 200,000 doza të vaksinës Sputnik V dhe gjysmë milion doza të vaksinës Sinopharm këtë muaj.

Rreth 300,000 hungarezë – punëtorë shëndetësorë dhe më të prekshmit në mesin e të moshuarve – deri më tani kanë marrë së paku një dozë të vaksinës Pfizer/BioNTech apo Moderna.

Hungaria gjithashtu ka filluar përdorimin e vaksinave AstraZeneca këtë javë për të inokuluar njerëzit e moshave 18-60 vjeçare të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.

Që nga dita e enjte, Hungaria ka raportuar 381,875 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë, me 13,444 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat