Draghi pranon zyrtarisht postin e kryeministrit

Evropë

Draghi pranon zyrtarisht postin e kryeministrit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:22
Mario Draghi

Mario Draghi ka pranuar zyrtarisht sot postin e kryeministrit, duke njoftuar përbërjen e qeverisë së tij, politikanëve dhe teknokratëve të emëruar në mes të një krize epidemie për të arritur vaksinimin masiv dhe për të kapërcyer depresionin ekonomik në Itali.

Në këtë kontekst, posti kryesor i ministrit të Ekonomisë dhe Financave i kaloi një personi të besuar, Daniele Franco, numri dy aktual i Bankës së Italisë dhe ish-këshilltar i Komisionit Europian, raporton ATSh.

Janë gjithsej tetë gra ministre në qeverinë e Draghi-t, nga gjithsej 23 ministra.

Betimi i kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë së re do të bëhet nesër në 12:00 në Pallatin Quirinal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat