Franca zgjat jetëgjatësinë e reaktorëve nuklearë

Evropë

Franca zgjat jetëgjatësinë e reaktorëve nuklearë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 23:11
Francë

Vendimi pritej, por u formalizua vetëm gjatë ditës së sotme. Autoriteti për Sigurinë Nukleare publikoi vendimin e tij për të zgjatur jetëgjatësinë e reaktorëve të vjetër nuklearë në Francë edhe për 10 vite më shumë.

Megjithëse mosha maksimale e një reaktori nuk është e përfshirë në asnjë rregullore, në planet e tyre fillestare të ndërtimit, jetëgjatësia e tyre ishte planifikuar për rreth 40 vjet. 

Në deklaratën e saj Autoriteti për Sigurinë Nukleare i sugjeron kompanisë EDF që të bëjë disa riparime si dhe testime për të përmirësuar sigurinë e tyre.

Në këtë çështje janë të përfshirë 32 reaktorë prej rreth 900 megavate. Të ndërtuar në fund të viteve 70-të dhe në fillim të viteve 1980-të, ata janë të lokalizuar në 8 impiante të shpërndarë në të gjithë Francën.

Autoriteti për Sigurinë Nukleare i sugjeron kompanisë EDF që të reduktojë pasojat e aksidenteve më serioze të tilla si shkrija e zemrës së reaktorit. Puna përmirësuese do të jetë e shpërndarë në disa vite dhe do të përfaqësojë investime kolosale.

Kundërshtarët e energjisë nukleare, të tillë si Greenpeace, nga ana e tyre kërkuan mbylljen e këtyre impianteve të vjetra të energjisë. Për këtë OJF, edhe të rinovuar, ata vazhdojnë që të mbeten një rrezik.

Franca sot siguron rreth 70% të elektricitetit të saj nga energjia nukleare, gjë e cila është një rekord botëror. Vendi ka si qëllim që ta reduktojë këtë në 50 për qind deri në vitin 2035.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat