Ia bëri qoftet djegës, klienti grushton shitësin

Evropë

Ia bëri qoftet djegës, klienti grushton shitësin

Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Grushta ndaj shitësit vetëm për shkak se qoftet e papërpunuara ishin djegëse.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Afyonkarahisar në Turqi. Klienti kishte porositur qofte të papërpunuara ose siç njihen në Turqi “Cig Kofte”, por me arsyetimin se ishin djegëse nisi debatin me shitësin.

Por gjakrat u ndezën dhe klienti, që dyshohet se ka qenë i dehur, nisi të sulmojë fizikisht shitësin. Pas incidentit, klienti pagoi faturën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërsa shitësi la punën. Momenti i incidentit u fiksua nga kamerat e sigurisë.

Shikoni videon:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat