Rritja e pagës së shefit të Deutsche Bank-ës për 46% nxit reagime, ja sa u pagua

Evropë

Rritja e pagës së shefit të Deutsche Bank-ës për 46% nxit reagime, ja sa u pagua

Më: 12 mars 2021 Në ora: 15:26
Christian Sewing

Shefi ekzekutiv i bankës “Deutsche Bank”, Christian Sewing, u pagua 7.4 milionë euro vitin e kaluar ose mbi 616.000 euro në muaj, që i bie 46 për qind më shumë se vitin e kaluar, duke nxitur kritika nga sindikatat dhe politikanët.

Fondi i bankës për bonuse u rrit për 29 për qind, pasi stafi u shpërblye falë rritjes së fitimit që lidhej me pandeminë dhe që ia mundësoi bankës shtimin e fitimit pas disa viteve të humbjeve, shkruan Reuters.

Publikimi i raportit vjetor të bankës të premten u bë në kohën kur “Deutsche Bank” tha se të hyrat këtë vit do të jenë pak më të ulëta.

Në Gjermani, ku vendi ndodhet në vitin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe publiku i kundërshton pagat e larta për zyrtarët e rëndësishëm, sindikata “Verdi” tha se këto pagesa janë në shpërputhje të madhe. Të ardhurat e larta u kritikuan edhe nga politikanët.

“Kjo nuk përputhet me kohën që Deutsche Bank, e cila gjithashtu ka përfituar tërthorazi nga pagesat kohë pas kohe, po organizon party të koronavirusit”, tha deputeti gjerman me prejardhje italiane, Dabio De Masi.

Viti i kaluar shënoi kthesë për këtë bankë dhe shefin e saj, i cili e mori postin më të lartë në vitin 2018, pasi banka më parë ishte përballur me një varg masash të kushtueshme të rregullatorëve, përfshirë ato për pastrim të parave.

Gjatë dekadës së kaluar, Deutsche Bank ka shënuar humbje prej 8.2 miliardë eurosh. Fitimi neto për vitin e kaluar ishte 113 milionë euro pas humbjeve prej 5.7 miliardë eurosh vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat