Greqia nën presion nga COVID, por këto tetë ishuj të vendit shpallen zyrtarisht të ‘lirë’ nga virusi

Evropë

Greqia nën presion nga COVID, por këto tetë ishuj të vendit shpallen zyrtarisht të ‘lirë’ nga virusi

Më: 14 mars 2021 Në ora: 08:57
Kastelorizo

Tetë ishujt e parë grekë, ku vaksinimi ka përfunduar, janë përfshirë në listën e “vendeve të lirë nga COVID” në lajmet turistike ndërkombëtare.

Këto janë destinacionet ishullore të Kastelorizo, Meganisi, Kastos, Thymaina, Psara, Kalamos, Fourni, Oinousses me një popullsi më pak se 1000 banorë.

Destinacionet ishullore, ku është vaksinuar 100% e popullsisë kundër COVID, pritet të kenë një numër të madh turistësh për verën që po vjen.

E ndërsa këto ishuj shijojnë lirinë, Greqia ndodhet nën presion të madh si pasojë e përhapjes së COVID.

Numri i infeksioneve të reja vijon të jetë shumë i lartë e po ashtu edhe numri i viktimave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat