Me dhi kundër mërzisë gjatë pandemisë

Evropë

Me dhi kundër mërzisë gjatë pandemisë

Më: 15 mars 2021 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Pandemia i ka bërë fermerët të zhvillojnë ide kreative për të përballuar humbjet ekonomike.

Dot McCarthy ka një fermë me dele e dhi në Rossendale, një vend piktoresk në Angli, që tërheq zakonisht edhe klasa me nxënës dhe dasmorë. Këto ekskursione janë një burim dytësor të ardhurash për zonën. Por ky biznes është shkatërruar tërësisht që nga pandemia.

"Për këtë shkak nisëm të shisnim plehun e bagëtive, si pleh organik. Shumëkujt i duhej për të punuar kopshtin. 2,5 ton pleh organik në ditë. Por nuk na solli ndonjë fitim, përveç muskujve nga puna me lopatë." - thotë fermerja. 

Dhitë dhe celulari

Më pas asaj i erdhi një tjetër ide dhe celulari luan këtu rolin qendror. Krahas deleve të saj të ndrojtura lart në stan, Dot McCarthy ka poshtë në fermë edhe dhitë e saj të dashura. "Dikur i thashë vetes: Pse nuk i ofrojmë dhitë për takime në internet. Të gjithë më thanë, mos luaj mendsh tani. Edhe unë thashë me vete: është budallallëk." 

Image

Megjithatë prillin e kaluar, një mbrëmje ajo vendosi disa fotografi të dhive të saj në faqen e internetit. "Kur u ngrita në mëngjes ra telefoni dhe një nga punonjëset më tha, çfarë ke bërë? Kam këtu 200 e-maile nga njerëz që duan të prenotojnë një dhi.

Prej atëhere stalla e dhive është shndërruar në set xhirimesh. Për rreth 6 euro kushdo mund të lidhet live përmes internetit me stallën e dhive në Rossendale dhe të marr pjesë në jetën e fermës.

Vizitorë virtualë

Një nga punonjëset e fermës, Marga, ushqen dhitë, i përkëdhel, i pastron dhe flet dhe bën shaka me vizitorët virtualë. "Gjithmonë kemi diçka për të biseduar dhe gjithmonë një pikë të përbashkët për të biseduar." - thotë Marga.

Deri tani dhitë e Dot McCarthy-it kanë pasur më shumë se 10 000 takime, nga i gjithë globi.

Image

Sue Mortimer, një nga vizitoret virtuale thotë se "vizita virtuale në stallën e dhive na heq vemendjen nga jeta e trishtë në lockdown." Ky kontakt edhe pse i pakët me botën e jashtme, u stimulon vizitorëve fantazinë.

Nicole De Canha dhe fëmijët e saj janë po ashtu vizitorë virtualë: "Momentalisht nuk shkojmë dot në kopshtin zoologjik apo në ndonjë fermë. Për fëmijët kafshët janë të rëndësishme, ato kanë diçka qetësuse, fëmijët i duan ato dhe të paktën kanë një kontakt përmes ekranit."

Image

Po në të ardhmen? "Kur të kalojë pandemia besoj se për dhitë e mia nuk do të kenë më interes dhe ato do t'i kthehen normalitetit. Por besoj se do ta  përballojnë pa probleme kthimin nga star në jetën e përditshme." - thotë ajo Dot McCarthy duke qeshur./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat