Norvegjia nuk do të rifillojë ende me përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Evropë

Norvegjia nuk do të rifillojë ende me përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Norvegjia do të shtyjë vendimin e saj deri në tre javë nëse do të rifillojë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca, tha të premten Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik (FHI).

Sipas medieve të huaja, autoritetet më 11 mars e pezulluan përdorimin e vaksinës pasi një numër i vogël i njerëzve të rinj të inokuluar u shtruan në spital për një kombinim të mpiksjes së gjakut, gjakderdhjes, dhe të një numri të ulët të trombociteve, disa prej të cilëve më vonë vdiqën.

“Ne kemi vendosur ta vazhdojmë pauzën dhe të marrim një vendim të ri deri më 15 prill”, tha shefja e FHI-s, Camilla Stoltenberg.

Norvegjia është njëra prej disa vendeve evropiane që pezulloi përdorimin e vaksinës për shkak të shqetësimeve të sigurisë, megjithëse shumica e vendeve e kanë rifilluar përdorimin me këshillën e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Ndryshe, vendi ka regjistruar deri më tani 90 mijë raste me coronavirus si dhe 656 të vdekur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat