“Maskat dhe distancimi fizik mund të mbeten në fuqi për 10 vite”

Evropë

“Maskat dhe distancimi fizik mund të mbeten në fuqi për 10 vite”

Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:21
Ilustrim

Maskat dhe distancimi social  do të na shoqërojnë edhe për një dekadë tjetër, ka pohuar Lord Sumption.

Ish gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Britani  tha se është e pamundur  të presim që qeveria të heqë dorë nga kufizimet sociale sepse populli tashmë është mësuar me to. Lord Sumption sugjeroi që kufizimet i bënin britanikët të ndiheshin më të sigurt.

Shkencëtarët e SAGE theksuan domosdoshmërinë  e përdorimit të maskave dhe distancës sociale gjatë stinës së dimrit pasi viruset e frymëmarrjes si Covid e kanë më të lehtë përhapjen.

Dhe Mary Ramsay, kryetarja e Shëndetit Publik  në Angli, tha se kufizimet mund të jenë pjesë e përditshmërisë tonë për vite sepse Britania do të duhet të presë  vendet e tjera derisa të përfundojnë fushatën e tyre të vaksinimit.

Fushata e vaksinimit të Britanisë  ka rezultuar e suksesshme në krahasim me vendet e tjera europiane  duke rritur paralajmërimet se pushimet e verës në pjesën tjetër të Europës nuk do të lejohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat