​Gruaja 104-vjeçare rumune, më e vjetra e vaksinuar në Bukuresht

Evropë

​Gruaja 104-vjeçare rumune, më e vjetra e vaksinuar në Bukuresht

Më: 28 mars 2021 Në ora: 20:05
Foto

Zoea Baltag, 104-vjeçe, mori dozën e dytë të vaksinës kundërCOVID-19 Pfizer, duke u bërë personi më i vjetër në kryeqytetin rumun, Bukuresht, që është vaksinuar plotësisht.

E shoqëruar nga anëtarët e familjes, Zoea Baltag, e lindur në vitin 1916 në Pallatin e Fëmijëve në Bukuresht, mirëpriti marrjen e dozës së dytë të vaksinës dhe vuri në dukje se kjo ishte mënyra e vetme për të luftuar COVID-19, raporton AP.

"Vaksina është mënyra e vetme për të hequr qafe këtë virus.

Me të vërtetë më ka marrë malli për stërnipin tim, dua ta shoh të rritet. Nuk mund të isha me nipërit e mbesat e mia, sepse isha e izoluar deri më tani në mënyrë që të mos i rrezikoja që të infektohen me virusin. Të gjithë në familje tani janë vaksinuar dhe tani mund të kalojmë pushimet së bashku," tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat