​Qeveria e Finlandës tërheq propozimin për izolimin në shtëpi të qytetarëve

Evropë

​Qeveria e Finlandës tërheq propozimin për izolimin në shtëpi të qytetarëve

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:07
Sanna Marin

Qeveria e Finlandës tërhoqi propozimin për të urdhëruar një numër të madh të qytetarëve që të izolohen në shtëpi në qytete ku numri i njerëzve të infektuar me virus po rritet, konfirmoi sot kryeministrja Sanna Marin.

Qeveria bëri një vendim të tillë pasi Komiteti për të Drejtën Kushtetuese vlerësoi se propozimi ishte antikushtetues, përveç që është plotësisht i paqartë, raporton Reuters.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të epidemisë, qeveria finlandeze javën e kaluar propozoi një bllokim për Helsinkin dhe katër qytete të tjera në të cilat qytetarët do të lejoheshin të linin shtëpitë e tyre vetëm në një numër të kufizuar të rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat