VOA: Mali i Zi, padi penale ndaj kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj

Evropë

VOA: Mali i Zi, padi penale ndaj kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshaj

Më: 5 prill 2021 Në ora: 22:01
Nik Gjeloshaj

Të hënën Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë, paditi në Gjykatën Themelore kryetarin e komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, të cilin e akuzon për kryerje të veprës penale, thirrje për rezistencë.

Lidhur me ngjarjet e 24 dhe 25 shkurtit të këtij viti në Tuz të Malësisë janë ngritur aktakuza edhe kundër kryeshefit të Policisë Komunale, Rexhep Çunmulaj dhe policit komunal me inicialet E.M.

“Gjeloshaj akuzohet se u ka bërë thirrje qytetarëve të rezistojnë dhe të mos i binden vendimit të ligjshëm të organit shtetëror dhe të një zyrtari në kryerjen e veprimit zyrtar, si rezultat i të cilit vendimi i ligjshëm i organit shtetëror nuk u zbatua, sepse më 24 shkurt, ai organizoi takim me pronarët e objekteve të hotelerisë nga Tuzi dhe u bëri thirrje, të hapin objektet e tyre, gjë që pronarët e bënë ditën e nesërme, në kundërshtim me urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ndalonte punën e objekteve hoteliere”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë.

Rexhep Çunmulaj dhe E.M akuzohen se kanë ndihmuar zotin Gjeloshaj, në bllokimin e rrugës ndërkombëtare që e lidhur vendin me Shqipërinë, Podgoricë-Tuz-Hani i Hotit. Sipas njoftimit të prokurorisë, ata parkuan automjetet zyrtare të policisë komunale dhe kështu penguan ndjeshëm zbatimin e veprimeve zyrtare nga oficerët e Drejtorisë së Policisë së Podgoricës, të cilët kryenin inspektimin mbi respektimin e urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat